Sajmir Ujkani, portieri i Kombetares kuqezi, ka bere nje debutim te suksesshem ne radhet e skuadres se tij te re ne Lega Pro (Kategorine e trete italiane), Novara.
Dje u luajt java e pare e kesaj kategorie, dhe Novara mori nje fitore te rendesishme ne transferte kundrejt Filines me rezultatin e paster 2-0.
Skuadra e Ujkanit e nisi shume mire ndeshjen, pasi pas vetem 60 sekondash nga fershellima e gjyqtarit per fillimin e takimit e pa veten ne avantazhin e nje goli, i cili mbante firmen e sulmuesit Rubino.
Ne minutat ne vazhdim, te dyja skuadrat zhvilluan nje loje te forte, me raste ne te dyja portat.
Ketu doli ne pah edhe forma e mire e portierit shqiptar, i cili ishte i pakalueshem per kundershtaret.
Goli i sigurise per Novaren ka ardhur ne minutat fundit, pikerisht ne te 85-en nga Bertani.
Kjo ishte nje fitore e rendesishme per Novaren, e cila e ka nisur shume mire kete sezon, ku shikohet si pretendente.
Paraqitja e portierit shqiptar Ujkani u vleresua me noten 6.
Top Channel