Morati: Barazimi, nje fatkeqesi

25/08/2009 09:05

“Nese do ta kishim perballuar ndeshjen me me teper durim, ndoshta do te kishim mundur te ndertonim diçka me shume. Per te tjerat, me duket se u bene vite qe barazojme ne ndeshjen e pare te kampionatit, ndaj mund ta kene bere kastile, per te na bere magji…”.

Masimo Morati, presidenti i Interit, e komentoi keshtu barazimin 1-1 qe Bari u lejoi zikalterve ne ndeshjen e pare te kampionatit. “Jo, nuk besoj se skuadra pati shume fat te keq. Gabuam ne nje gol, por ne fund do te kishim mundur te shenonim te tjere, keshtu qe eshte i pranueshem edhe ky rezultat i ekuilibruar. Mbase donim te fitonim pak si shpejt, kjo po”, u tha Morati gazetareve qe e prisnin para zyrave te Saras, ne qender te Milanos.

Ibra dhe Eto – Ne te shkuaren, ndeshje si ajo e se dieles u gjendej zgjidhje nga Zlatan Ibrahimoviç. “Shpesh, ne te shkuaren, e ka bere edhe Ronaldo dhe ne te ardhmen do ta beje Eto, perveç Militos apo ndonje tjetri”, thote Morati, sipas asaj qe na servir siti zyrtar i klubit. Te dielen, trajneri Hoze Murinjo e revolucionarizoi skuadren shpejt e shpejt. Interi i konsumoi shpejt kembimet dhe e mbylli garen me kater sulmues. “Nuk mendoj se behet fjale per te provuar fatin, por sipas meje pak durim te ben te jesh ne gjendje per te arritur sidoqofte te rezultati i deshiruar”, thote Morati.

Armiqte – Hoze Murinjo deklaroi se duke filluar qe nga e diela do te flitet gjithmone e me shume per nje Inter ne veshtiresi dhe se zhurma e “armiqve” do te degjohet mbi te gjitha. “Murinjo eshte tejet i zoti per te gjetur perkufizime te sakta, por gjithçka eshte normale: nese skuadrat e tjera fitojne dhe Interi jo, do te mendohet se te tjeret jane shume me te forte nga sa besohej. Nga skuadrat qe kam pare te luajne, mendoj se Milani ka luajtur me mire, por futbolli keshtu e ka, prandaj eshte e drejte te presesh reagime per çdo rast”, thote presidenti i Interit.

Trequartista — Skuadra, sipas trajnerit, ka nevoje per nje fantazist. “Tifozet duan fantazistin, madje nese eshte e mundur edhe sipas shijes se tyre. Por ne kemi nje trajner, te cilit i duhet te ndertoje nje skuader sipas modelit te tij inteligjent dhe ne duhet te marrim ate lojtar qe atij i duket i duhuri”, thote Morati. “Duke pare ndeshjen e se dieles nuk kuptohet nese sherben fantazisti, sepse e nderruam shpesh vendosjen e lojtareve ne fushe. Pertej saj qe nevojitet, fantazistin duhet medoemos ta gjejme, por eshte e rendesishme te gjendet vertet i duhuri, perndryshe do te ishte nje gabim me shume”.

Derbi – Pas nje jave eshte ne program te luhet Derbi. Ne kete ndeshje, Milani paraqitet me dy pike avantazh. “Eshte i jashtezakonshem, fantastik. Ne kete pike kane ardhur gjerat, ndaj do te jete nje gare e rendesishme nga ana emocionale. Nuk do te sjelle asgje vendimtare, por do te jete gare e mrekullueshme”.

Polemika – I paevitueshem polemika mes Murinjos dhe trajnerit te Kombetares italiane Marçelo Lipi, qe paratha fitoren e Juves ne kampionat. Parashikimi u gjykua si “mungese respekti” nga Murinjo. Mendoj se ka qene normal reagimi i Murinjos ndaj batutes se kryetrajnerit, e mbylli Morati. Fatkeqesisht ne diskutim u futen edhe te tjere, por besoj se mes Murinjos dhe Lipit nuk do te kete probleme, sepse ata e vleresojne shume njeri-tjetrin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA