Jacko, nivel vdekjeprures qetesuesish
25/08/2009 09:55
Ylli i popit, Michael Jackson kishte ne trupin e tij nje nivel vdekjeprures te qetesuesit te fuqishem propofol kur nderroi jete.
Te dhenat ne fjale jane ne nje raport kerkimesh i cili citohet nga mediat nderkombetare dhe qe eshte publikuar ne Teksas.
Kengetari i famshem vdiq ne qershor nga nje arrest kardiak, teksa ndodhej ne shtepine e tij ne Los Anxheles.
Policia ka marre ne pyetje doktorin e tij, por ai nuk eshte cilesuar ende si person i dyshuar.
Gjithesesi, ekzistojne disa raporte ne te cilat hetuesit kane arritur ne konkluzionin se vdekja e Jackson ishte nje vrasje.
Te dhenat e fundit, te publikuara nga agjencia “Associated Press”, e cila citon burime policore, nuk jane konfirmuar ende.
Top Channel