
Po zhvillohet ne qytetin e Durresit edicioni i dyte i Festivalit Nderkombetar te Filmit ne teatrin “Aleksander Moisiu”.
Ne kete festival do te shfaqen gjithsej 24 filma por ne gare jane vetem 18 prej tyre. Nata e pare e festivalit eshte hapur me regjisorin anglez, Deny Boyl, filmi i te cilit “Slumdog Millionaire” eshte vleresuar me cmimin Oscar.
Filmat ne gare jane te ndare, 9 prej te cileve i perkasin vizionit bashkekohor me regjisore nga Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia dhe 9 te tjere i perkasin botes ballkanike ku regjisore nga Maqedonia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqiperia shfaqin filmat e tyre. Filmi shqiptar ne kete gare perfaqesohet nga regjisori Artan Minarolli me filmin “Gjalle” subjekti i te cilit prek nje plage te realitetit shqiptar, gjakmarrjen.
Festivalin Nderkombetar te Filmit e pershendet me nje film edhe Kosova. Oganizatoret e ketij festivali shprehen se jane perpjekur te sjellin cilesi nepermjet emrave te njohur te kinematografise ne kete festival. Festivali do te mbyllet me fimin e regjisorit italian, Paolo Sorentino me titull “Il Divo“. Filmat me te mire do te vleresohen me cmimin “Gladiatori i arte”, cmimi i jurise, cmimi i kritikes etj, te cilet do te ndahen ne naten e mbylljes qe do te zhvillohet ne amfitetarin e Durresit
Top Channel