Vlore, mbyten dy te rinj tek Uji i Ftohte
24/08/2009 20:15
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne qytetin bregdetar te Vlores, ku dy te rinj jane mbytur teksa benin plazh tek zona e Ujit te Ftohte.
Lajmin e bejne te ditur burime spitalore lokale, sipas te cilave viktimat jane Elvis Cene, 19 vjec dhe Kristi Andoni 17 nga Korca.
Sipas burimeve, Cene nderroi jete teksa transportohej me nje makine ambulance drejt spitalit.
Burimet shtojne me tej se dy te rinjte ndodheshin me pushime ne qytetin jugor bashke me shoqerine e tyre.
Top Channel