
Lagjja periferike e Shkodres vazhdon te mbetet vendi ku grumbullohen dhe digjen mbeturinat e gjithe qytetit. Vetem dy muaj me pare, ne kete vend nje femije invalid, i cili mblidhte “kanoçe” per te ndihmuar familjen e tij te varfer, humbi jeten, pasi u mbulua nga makina e mbeturinave.
Shkodra eshte nje nga qytetet e medha, ku brenda vijes se verdhe jo vetem grumbullohen, por edhe digjen mbeturinat e nje qyteti te tere.
Nga djegia e mbeturinave çlirohet tym toksik teper i rrezikshem, qe provokon semundje kancerogjene dhe kjo gjendje ben qe jo vetem banoret aty prane, por i gjithe qyteti i Shkodres te ndihet i kercenuar.
Sipas banoreve, ne kohen ku era fryn nga jugu, ne Shkoder nuk mund te mbash dritare hapur, pasi era e rende qe çlirohet nga djegia eshte e padurueshme.
Akoma me e renduar duket situata, ku rreze ketyre mbeturinave qe digjen ndodhen edhe varrezat e deshmoreve ku prehen Migjeni, Ndre Mjeda, monumenti “5 heronjve te Vigut” e shume e shume te tjere qe dhane jeten per vendin e tyre.
Banoret e zones ndihen teper te revoltuar, per faktin se ne kete vend, edhe pse humbi jeten nje femije, ende vazhdon e njejta situate. Nje nga banoret e zones, Lazer Luqi, duke folur per gazeten thote:
“Kemi bere protesta nga me te ndryshmet; ketu vdiq dhe nje femije 14 vjeç, çfare nuk po ndodh dhe asgje e askush nuk vepron. Kemi rene ne pike te hallit, nuk dime si te veprojme me. Ketu me plot gojen mund te quhet nje krim kunder njerezimit, pasi jane mbi 300 persona qe kane dale me semundje nga me te ndryshmet, deri me kancer te shkaktuar nga tymi toksik qe çlirohet nga mbeturinat”.
Top Channel