Banoret e Tapizes, Valiasit e Cekrezes, te cilet vuajne prej vitesh ndotjen qe u shkaktohet nga hedhja dhe djegia e mbeturinave, kane protestuar duke bllokuar rrugen e duke penguar makinen e mbeturinave te kaloje per t’i derdhur ato.
“I djegin plehrat ne deren time. Nuk e lejojme me”, shprehet nje prej banoreve. “Nga tymi na bllokohet fryma, femija im ka probleme me frymemarrjen. Po s’i hoqen qe ketej ne do te bllokojme rrugen dhe s’do lejojme njeri te kaloje”, thote nje tjeter.
Te irrituar tashme nga mosreagimi i bashkise se Kamzes, e cila vazhdon te derdhe mbeturinat e t’i djege ato ne mes te zones se banuar e fare prane shtepive te tyre, banoret paralajmerojne se do t’i vazhdojne protestat dhe se nuk do te lejojne me makinat e firmes se pastrimit qe ka kontraktuar bashkia t’i derdhe ato ne kete territor.
Diten e mrte ata thone se do te bllokojne rrugen nacionale. “Ne kerkojme nga bashkia te na heqe plehrat qe ketej dhe te mos i sjelle me. Neve na mbyti tymi”, deklaron nje prej banoreve.
“Kam shtepine ketu dhe femijet e mi i kam me serum ne spital. Kjo bashki ka gjetur nje popull te urte, por do popullin e Londres ose te Athines, qe ta permbysin dhe te shkaktojne nje gjakderdhje te madhe”, eshte shprehur nje tjeter.
I kontaktuar me telefon, kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu shprehet se banoret nuk i perkasin bashkise se Kamzes dhe se territori ku grumbullohen mbeturinat eshte miratuar nga keshilli bashkiak dhe KRRT e Kamzes.
Top Channel