Dy grabitje ne Tirane

24/08/2009 15:20

Dy grabitje kane ndodhur ne harkun kohor te 60 minutave ne Tirane mesditen e se henes.

Nje person qe sapo kishte dale nga nje pike e kembimit valutor eshte grabitur nga dy te rinj ne “Rrugen e Durresit”, ne afersi te Ministrise se Ambientit, rreth ores 13 e 15 minuta.

Grabitesit me maska i kane zene prite nje personi i cili sapo kishte kembyer parate e tij ne nje agjenci valutore dhe po dilte prej saj.

Nen kercenimin e armes ata i kane rrembyer te hollat dhe jane larguar me shpejtesi. Policia tha se rezulton t’i kene marre personit ne fjale te pakten 1 milion leke.

Edhe pse grabitesit jane vene ne ndjekje nga policia, ende nuk ka te dhena per identitetin e tyre.

Pikat e kembimit valuator ne Tirane dhe njerezit qe kembejne parate e tyre ne keto pika jane bere shpesh objekt i sulmeve me qellim grabitjen e te hollave nga te rinj te maskuar.

Nderkohe qe nje tjeter grabitje ishte regjistruar me pare ne afersi te ambienteve te doganes se Tiranes.

Serish dy te rinj, por kete radhe pa maska kane grabitur nje punonjes te hotelit “Akropol” ne Tirane dhe jane larguar.

26 vjecari Genci Domi e ka kuptuar se eshte vjedhur prej tyre dhe eshte vene ne ndjekje te dy grabitesve. Ne momentin qe i ka kapur dhe ka kerkuar t’i kthehen parate e grabitura, ai eshte qelluar me thike.

Per fat te mire 26 vjecari Domi ka marre plage ne nje pjese te trupit qe nuk rrezikon jeten. Ai ndodhet i shtruar ne Spitalin Ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA