
Shkollat e mesme ne vendin tone duken ende te papergatitura per te garantuar mesimdhenien e plote edhe per lendet e reja alternative, qe jane perfshire ne programin mesimor te klasave te dhjeta.
Nxenesit e viteve te para te gjimnazeve, por edhe te shkollave te tjera te mesme, do te studiojne me tekste shkollore teresisht te reja.
Ato jane rinovuar ne perputhje me programet e fundit te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Ne kete menyre, te rinjte e klasave te dhjeta, sikunder quhen ndryshe, do te kene mundesi qe te zgjedhin mes disa lendeve te reja alternative.
Kete vit, per here te pare, ne shkollat e mesme shqiptare do te hyjne lende te tilla si Matematika e avancuar, Letersia e avancuar, Teknologjia e informacionit, Guida turistike, Fotoshop, Teater, Dancing etj. Gjithashtu, nje vend te rendesishem ne programin e ri mesimor qe mendohet t’u ofrohet ketyre te rinjve do te zene edhe disa alternativa te gjuheve te huaja.
Ketu perjashtim ben vetem Anglishtja dhe Italishtja qe konsiderohen si gjuhe te para dhe jane perfshire ne lendet baze te detyruara.
Top Channel