
Ashtu siç deklaruan edhe autoritetet shqiptare, ndihma per perballimin e situates se gripit te derrit ne vendin tone do te vije andej detit…
Dite pas dite, deklaratat e zevendesministrit te Financave, Sherefedin Shehu, apo zevendesministrit te Shendetesise, Arben Ivanaj, kane meshuar mbi faktin se fondet per perballimin e situates se gripit te derrit pritet te sigurohen nga nderkombetaret, nga fonacione dhe donacione te huaja.
Dy dite me pare, zedhenesi i Organizates Boterore te Shendetesise, sqaroi se OBSH-ja eshte ne tratativa per te siguruar vaksina per vendet ne zhvillim, mes tyre edhe Shqiperia.
Sakaq dje mesohet se perfaqesues te OBSH-se i kane kerkuar Kines te ndihmoje me vaksina vendet ne zhvillim.
Duke qene se shteti kinez tashme ka konfirmuar nga rezultatet e testeve klinike, se vaksina e shpikur prej tyre eshte efikase, nje ndihme per vendet ne zhvillim mendohet se do te jepet pikerisht nga kinezet.
Top Channel