Prokuroria: Hetim pasurive te Dajtit

22/08/2009 19:20

Burimet hetimore nga Prokuroria e Pergjithshme thane se jane duke verifikuar pasurite e autorit te vrasjes se kater policeve ne Durres, Dritan Dajti.

Keto veprime sipas zyres hetimore do te kryhen per te verifikuar pasurine vendosur nga Dajti gjate kohes qe ai ka qene ne arrati.

Organi hetimor u shpreh se ne site do te kalojne edhe pasurite e te afermve dhe te personave te tjere qe kane patur lidhje me Dritan Dajtin.

Deri me tani sipas kesaj zyre vetem nga Zyra e Hipotekes eshte verifikuar shtepia e prinderve te Dajtit, ndersa per ndonje prone apo numer llogarie bankare prokuroria thote se po punohet per zbulimin e tyre ne rast se ka.

Top Channel