
Ndalimi i investimeve pas dates 3 gusht, si mase per te stabilizuar financat e shtetit, detyron ministrite te bejne tendere vetem per rojat private te godinave.
Vendimi u jep te drejte institucioneve qendrore te prokurojne vetem fondet per sherbime automjetesh, pajisje elektronike apo ruajtjen fizike te ambienteve.
Per te pare nese po zbatohet vendimi i qeverise, gazeta vezhgoi te gjithe tenderet qe u zhvilluan pas dates 3 gusht dhe te tjerat ne vijim.
Perveç dy rasteve, te gjitha ministrite e kane ndaluar planin per te bere investime.
Atyre nuk u mbetet shume per te shpenzuar, pasi fondet per pune publike do te rialokohen, per t’u rishperndare ne shtator, tek ato projekte qe kane ecur me shume.
Rastet
Mjaftojme te permendim disa raste konkrete, qe u perkasin njoftimeve te bera ne ditet e fundit per zhvillim tenderi. Keshtu, Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, ka vendosur ne dispozicion 480 mije leke te reja (pa TVSH), per ruajtjen me roja private te godines qendrore deri ne fund te vitit, duke njoftuar tenderin ne fund te gushtit.
Nje tjeter ministri, ajo e Shendetesise, po ne muajin gusht, kerkon roje private ruajtjen e institucionit, duke vene ne dispozicion fondin limit prej rreth 620 930 leke.
Ky sherbim duhet te ofrohet deri ne fund te vitit. Aktualisht, Ministrise se Shendetesise, ashtu si edhe te tjerave, i ndalohet te kryeje shpenzime per investime.
Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, e cila mbulon nevojat per sektorin me delikat ne vend, nuk i mbetet tjeter vetem te prokuroje fondet per sherbime te ndryshme.
Per rojat private me arme, ministria ka vendosur te shpenzoje rreth 840 mije leke.
Plani
Synimi i qeverise eshte te çoje deri ne fund dhe brenda afateve projektet publike te nisura kohe me pare dhe qe kane avancuar me shume se te tjerat.
Duke qene se projektet e patenderuara deri ne gusht nuk kane shume shanse te shkojne deri ne fund, u mendua qe te nderpriten, per t’u dhene mundesi te tjerave, me me efikasitet.
Nderprerja e investimeve krijon nje kursim prej rreth 210 milione dollaresh, te cilet do te rialokohen ne fillim te shtatorit, me ndryshimet ne buxhet.
Top Channel