Kamez, proteste kunder ndotjes

22/08/2009 15:30

Banoret qe jetojne ne  Kamez tregohen te shqetesuar per listen e problemeve shendetesore nga te cilat vuan shumica e tyre. Sipas mjekeve problemet qe u vijne banoreve te kesaj zone jane te gjitha si pasoje e ndotjes se mjedisit nga djegia e mbeturinave.

“Ne kemi njerez ketu, femije analgjike, nga 16 analgji dhe ne u bejme thirrje te gjitha instancave te shtetit se ne, diten e henen do te bllokojme rrugen. Ketu mos te tentoje kryetari i Bashkise se Kamzes  te sjelle makinat me mbeturina”, u shpreh i revoltuar nje banor i zones duke treguar per kameren e Top Channel nje liste me problemet shendetesore te nipit te tij shkaktuar nga ndotja e mjedisit.

Banore te Tapizes, Nikles dhe Cekrezez kane protestuar ndaj Bashkise se Kamzes me qellim ndalimin e djegies se mbeturinave  ne zone te banuara. Te ardhur nga vende ku ndalohet edhe te hedhesh nje leter ne rruge, emigrantet jane bere nismetare te te pares proteste ne Shqiperi kunder ndotjes se mjedisit.

Banoret thane se makinat me mbeturina mberrijne naten ne zone, shkarkojne mbeturinat dhe u vene flaken dhe se nga ndotja nuk mund te hapin dot as dritaret e shtepive.

Pasi i jane drejtuar disa here Bashkise se Kamzes, per te denoncuar kete fenomen banoret kane dokumentuar naten imazhet filmike te djegies se mbeturinave, si hapin e pare te nje reagimi qe ata kane vendosur te avancojne ne forma te tjera.

Top Channel