
Nje 80 vjecar eshte gjetur i masakruar nga i biri i tij i semure mendor, me te cilin jetonte i vetem ne nje pallat ne rrugen “Siri Kodra”, ne Tirane. Askush nuk ka mundur t’ja shpetoje jeten te moshuarit pavaresisht se ai per rreth 20 minuta eshte degjuar te kerkoje ndihme.
Pasi kane degjuar te bertiturat fqinjet e tij qe e dinin se i biri i viktimes, 41 vjec, eshte i semure mendor, kane njoftuar policine.
Kur policia ka mberritur ne vendngjarje ka gjetur ne katin e peste te ketij pallati nje skene makabre, ne njeren dhome trupi i plakut i masakruar me mjete te ftohta dhe ne dhomen tjeter autorin qe po pushonte ne krevat.
“Nga hetimet paraprake te kryera ne vendin e ngjarjes, rezultoi se autor i kesaj ngjarje dyshohet te jete djali i viktimes, shtetasi A.Sh., 41 vjec, i cili u gjend pasi kishte kryer krimin, ne dhomen tjeter te baneses”, eshte shprehur zedhenesja e policise, Alma Katragjini.
Zyrtarisht policia pohoi se krimi ne familje ka ndodhur per motive te dobta, megjithese autori i ngjarjes vuante prej kohesh nga semundje mendore.
41-vjecari u arrestua ne flagrance per akuzen e vrasjes me dashje.
Top Channel