Dy ne pranga per zjarrevenie te qellimshme

22/08/2009 08:45

Dy persona kane rene ne prangat e policise per zjarrevenie te qellimshme. Keshtu, ne Fier, nje 73-vjeçar nga fshati Belishove eshte ndaluar ne flagrance duke ndezur nje vater zjarri ne kodrat e fshatit Lapurec.

Fillimisht dyshohet se ai eshte autori i 3 vatrave te zjarrit qe perfshine mesditen e djeshme nje numer te konsiderueshem ullinjsh ne kodrat e fshatit.

Ende nuk dihen arsyet qe autori Mujo Muhaj ka pasur per keto zjarrevenie, ndersa grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Nderkohe, policia e Permetit ka ndaluar ne flagrance nje person, i cili dyshohet se eshte autori i djegies se nje zone te pyllezuar, ne vendin e quajtur “Gryka e Kelcyres”.

Mesohet se Shpetim Çeno, 34 vjeç, lindur me banues ne qytetin e Bilishtit te Rrethit te Korçes, eshte ndaluar nga policia permetare rreth ores 10:00 te dites se djeshme.

Ceno, i cili punon si çoban, mendohet te jete autori i zjarrit te shenuar rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, i cili rrezikoi seriozisht nje siperfaqe te konsiderueshme pyjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA