
Ministri i Financave deklaroi se situata financiare e qeverise eshte e qendrueshme dhe nuk rrezikohet nga kriza globale. Ridvan Bode tha se buxheti i shtetit eshte i mbrojtur nga rezervat financiare qe qeveria ka siguruar permes privatizimeve ne dy vitet e fundit.
“Ne kemi ne dispozicion te buxhetit te vitit 2009 per t’u perdorur rreth 90 milion euro te privatizimit te kompanise ARMO pasi nuk i perdorem dhe i lame per kete vit, kemi te ardhurat nga privatizimi i OSSH-se, rreth 102 milion euro dhe kemi te ardhurat nga privatizimi i aksioneve te AMC-se, rreth 48 milion euro. Te gjitha keto fonde do te perdoren per financimin e investimeve publike dhe per uljen e borxhit”, u shpreh Ministri i Financave, Ridvan Bode.
Kreu i financave tha se renia e te ardhurave nga taksat ka qene minimale dhe se nisma e qeverise per te rishikuar buxhetin e shtetit nuk behet per te ulur investimet publike, por ka nje tjeter qellim.
“Qe te rialokoje te gjitha ato investime qe ende nuk jane perpunuar, fondet e lira dhe te mundesoje rritjen e investimeve publike, pasi rishikimi i buxhetit do te thote rritje te investimeve publike”, shpjegoi kreu i financave rishikimin e buxhetit.
Nje nga pasojat me te dukshme te krizes per qytetaret ka qene zhvleresimi i lekut, sidomos ndaj euros. Por per ministrin e financave, Banka e Shqiperise i ka te gjitha mundesite per te garantuar qendrueshmerine e lekut ne te ardhmen.
“Banka e Shqiperise eshte ajo qe merret me stabilitetin monetar te vendit, ajo eshte shume aktive dhe po luan politikat e duhura”, perfundoi fjalen e tij, Ministri i Financave, Ridvan Bode.
Ministria e Financave parashikon se gjate vitit 2009 ekonomia shqiptare do te rritet me 4.8 per qind, kur FMN jep nje shifer 12 here me te ulet, prej 0.4 per qind.
Top Channel