Organet greke te mbrojtjes civile kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne zonen lindore te kryeqyteti si pasoje e zjarreve te fuqishme qe kane goditur zonen.

Forca te shumta te zjarrfikesve, avione te posacem per shuarjen e flakeve si dhe reparte te tjera te specializuara per emergjencat civile jane angazhuar per te parandaluar qe flaket t’i afrohen zonave te banuara.

Flaket te ndihmuara edhe nga ererat e fuqishme, te cilat shpesh here nderrojne edhe kahun kane krijuar nje front te zjarrte prej mese 10 kilometrash dhe qielli i Athines eshte mbuluar nga tymi.

Zona e demtuar me shume nga zjarri thuhet se eshte ajo e Gramatikos ku mendohet se jane djegur edhe mbi 15 shtepi.

Por ajo qe per momentin po frikeson me shume organet greke eshte se zjarret jane drejtuar Pendelit, zones pyjore afer Athines qe konsiderohet mushkeria e kryeqytetit.

Nderkohe qe situata eshte alarmante edhe ne disa zona te tjera te vendit. Vatra te medha zjarresh ka edhe ne Maratone dhe Varnava ku jane transferuar nga reparti ushtarak disa sisteme kunderajrore per arsye sigurie.

Zjarre jashte kontrollit jane pikasur edhe ne disa ishuj te Egjeut ku vatra me e madhe regjistrohet ne ishullin e Zaketos.

Nderkohe opozita greke edhe njehere ka fajesuar qeverine e kryeministrit Kostas Karamanlis per paaftesi ne perballimin e situatave te tilla duke sjelle si shembull edhe zjarret e Peloponezit ne vitin 2007 ku humben jeten 65 vete.

Top Channel