
Duke pare rezultatin negativ ne arketime dhe eficensen e dobet ne luften kunder korrupsionit, kreu Artur Papajani i ka derguar nje leter-porosi administrates tatimore, ku i kerkon angazhim me serioz.
Ne thelb, kryetatimori ve ne dukje mungesen e besimit qe bizneset kane ndaj punonjesve tatimore. Ne disa rreshta te letres, Papajani perserit rendesine qe ka trajtimi i barabarte ndaj tatimpaguesve, si e vetmja menyre per te rritur nivelin e te ardhurave.
“Jemi te ndergjegjshem se jo te gjithe tatimpaguesit deklarojne ndershmerisht te gjitha detyrimet e tyre tatimore ne perputhje me ligjin. Ne nje mase jo te vogel kjo vjen nga fakti se tatimpaguesit nuk besojne plotesisht se ata trajtohen ne menyre te barabarte”, nenvizon kreu i Tatimeve ne shkresen e dates 30 korrik, drejtuar administrates qe drejton.
Motivi i emerimit te Papajanit ne krye te Tatimeve, duke zevendesuar Arben Sefgjinin, ishte rritja e performances ndaj luftes kunder korrupsionit. Edhe pse institucioni tatimor eshte akuzuar per korrupsion, madje dhe me fakte, jane te pakta rastet e masave disiplinore. Ne kete pike, drejtori i pergjithshem kerkon identifikimin e rasteve abuzuese dhe rekrutimin e “spiuneve” per te marre sa me shume informacione.
“Nese keni dijeni per sjellje korruptive apo ne kundershtim me Kodin e Etikes te kryera nga punonjes te vecante te administrates tatimore, ju duhet te informoni Drejtorine e Investigimit te Brendshem”, thekson ai, duke vendosur edhe pikat e kontaktit.
Top Channel