Sindikatat: Nuk i japim pronat

21/08/2009 15:10

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise reagon kunder projektligjit te qeverise qe pritet te miratohet ne parlament, sipas te cilit do te behet shtetezimi i nje pjese te pronave te sindikatave te Shqiperise qe komisioni i kthimit dhe kompesimit te pronave ua ka dhene ne pronesi pretendenteve per pronare.

Pronat per te cilat behet fjale jane objekte pushimi dhe truall turistik ne zona bregdetare.

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, sipas ligjit 8340/1 te vitit 1998, eshte bere pronare njehere e pergjithmone e 40% te pronave te trasheguara nga ish-bashkimet profesionale.

Aktualisht kjo sindikate zoteron vetem 13% te ketyre pronave.

“Sindikalistet e kane fituar kete pasuri qe ne 1998-en”, eshte shprehur Kryetari i Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, Kol Nikollaj.

Ai e quan antidemoratik kete veprim te qeverise dhe thote se nese ky projektligj do te miratohet ne parlament, menjehere do te nisin procedura gjyqesore qe do te shkojne deri ne Gjykaten e Strasburgut.

Top Channel