Meta: Qeveria e re antikrize

21/08/2009 17:50

LSI eshte ne pritje te dates zyrtare qe kryeministri, Sali Berisha do te vendose per nisjen e negociatave me kete force politike per krijimin e qeverise se re.

Kreu i LSI-se, Ilir Meta u shpreh se me i rendesishem eshte fakti qe kabineti i ri te ofroje nje qeverisje me te mire dhe me prane qytetareve.

“Jemi te pergatitur ne radhe te pare per ceshtjet kryesore qe kemi per programin e ri qeverises te vendit, por kuptojme se keto negociata duhet te zhvillohen sa me prane afateve kushtetuese per formimin e parlamentit dhe qeverise se re”, eshte shprehur Meta.

Pika te cilen kreu i LSI-se e quajti thelbesore ne suksesin e ketij koalicioni, eshte, sipas tij, perballimi dhe nxjerrja e Shqiperise nga kriza ekonomike.

“Per ne ka rendesi qe Shqiperia te perballoje me nje kosto sa me te ulet kete krize ekonomike qe i ka prekur te gjitha vendet dhe nuk mund te themi se nuk ka prekur Shqiperine”, tha ai.

Keto deklarata Meta i beri pas takimit me zevendespresidentin e asamblese parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grosbruk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA