
E qellon me shpulle para nje viti, shkon ta rrahe te atin dhe dy vellezerit.
Per pasoje, kater persona te se njejtes familje jane shpallur ne kerkim nga Policia e Shkodres, pasi kane goditur me mjete te forta dhe kane kanosur, duke qelluar me arme zjarri ne ajer ndaj dy fqinjeve te tyre. Ngjarja ne fjale ka ndodhur mbremjen e se merkures, ne fshatin Golem, ku shtetasi Arif Stenaj se bashku me tre djemte e tij Naim, Skender dhe Indrit Stenaj, kane goditur me grushte dhe mjete te forta dy shtetasit me iniciale M. Rr. dhe B. H., banues ne fshatin Golem.
Mesohet se me pas shtetasi Skender Stenaj ka qelluar dy here me arme zjarri pistolete ne ajer. Menjehere ne vendin e ngjarje kane shkuar forca te shumta policie, te cilat jane vene ne ndjekje te autoreve te ngjarjes. Ndersa te demtuarit jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres, ku pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore jane kthyer ne banesat e tyre.
Me gjithe forcat e shumta ne vendngjarje dhe bllokimit te rrugeve te fshatit, burrat e familjes Stenaj kane mundur t’i shpetojne prangosjes. Sipas policise, mesohet se shkak i kesaj ngjarjeje eshte bere nje grindje per motive te dobeta e nisur nje vit me pare, ku i demtuari, shtetasi me iniciale M. Rr., ka goditur me shpulle shtetasin Indrit Stenaj.
Ky i fundit kishte pak dite qe ishte kthyer per pushime nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant. Gjate qendrimit ne fshat i eshte kujtuar ngjarja e nje viti me pare, ku shtetasi me inicialet M. Rr. e kishte goditur me shpulle pas nje debati banal qe kane pasur me njeri-tjetrin. Ne lidhje me ngjarjen e vjeter, 19-vjecari Indrit Stenaj ka vene ne dijeni te atin dhe dy vellezerit, ku keta te fundit duket se nuk mundur ta kalojne lehte kete histori te vjeter dhe jane nisur se bashku per te krijuar nje konflikt te ri.
Ne qender te fshatit, kater Stenajt kane pare komshiun e tyre me iniciale M. Rr. bashke me nje te afermin e tij, me iniciale B. H. Sapo jane takuar, meshkujt e familjes Stenaj nuk e kane zgjatur shume diskutimin dhe menjehere kane goditur me grushte e mjete te forta ne drejtim te fqinjit te tyre. Por duket se grushtet nuk kane mjaftuar, pasi njeri nga djemte e familjes Stenaj ka nxjerre nje arme zjarri pistolete dhe ka qelluar me te ne ajer. Te shtenat kane krijuar panik ne fshat, duke terrorizuar banoret.
Pas ngjarjes, autoret jane larguar me shpejtesi. Ndersa drejt fshatit Golem jane nisur te gjitha grupet e gatshme, pasi informacioni i pare i mberritur ne zyren operative, ishte per nje konflikt te armatosur. Nderhyrja e policise ne fshat ka bere qe mes paleve te shmangej edhe ndonje konflikt hakmarres qe mund te kishte pasoja akoma me te renda. Blute kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje gezhoje pistolete, e gjetur ne vendngjarje.
Ne te njejten kohe jane intervistuar nga policia edhe dy te demtuarit, nga deshmite e te cileve policia ka bere edhe dokumentimin ligjor te ngjarjes, duke shpallur ne kerkim kryefamiljarin dhe tre pinjollet e familjes Stenaj. Nderkohe, burime nga policia bejne te ditur se fshati Golem eshte mbajtur nen vezhgimin e agjenteve te policise per disa ore, me qellim shmangien e perplasjeve mes familjeve te perfshira ne konflikt.
Top Channel