Shkoder, sulm me tritol dyqanit

20/08/2009 09:10

Nje sasi eksplozivi eshte vendosur mbreme rreth ores 23:30 minuta ne fshatin Beltoje te Shkoders, ne nje dyqan qe sherbente si pike shitje shumice, prone e shtetasit Mark Gjergji.

Eksplozivi eshte hedhur ne tarracen e dyqanit dhe nga shperthimi nuk ka demtuar rojen e njesise tregetare qe ne ate moment doli nga godina. Por demet materiale jane shume te medha.

Policia ne vendin e ngjarjes ka  intervistuar pronarin e dyqanit dhe nga hetimet e para  dyshohet qe shkak te jete bere nje konflikt per pronen mes autoreve dhe te demtuarit. Sipas eksperteve te grupit hetimor dyshohte se eksplozivi eshte i llojit tritol.

Mungesa e profesinalizmit nga autoret ne vendosjen e eksplozivit, sipas eksperteve ka bere qe dhe demet per fat te jene me te vogla nga se mund te kishte shkaktuar shperthimi tritolit. Policia ka shoqeruar disa persona qe mendohet se kane lidhje me ngjarjen ku nje nga te shoqeruarit mendohet te jete dhe autor i vendosjes se eksplozivit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA