Sarande, permbaruesit priten me bombol gazi

20/08/2009 08:45

Nje konflikt banese mes nje qytetari te Sarandes dhe zyres permbarimore eshte pershkallezuar deri ne pragun e nje tragjedie te vertete.

Eshte dashur nderhyrja e forcave speciale qe te evitohej plasja e nje bombole gazi, e vene me qellim nga shtetasi “i rebeluar”, Mulazim Boci. Ngjarja ka ndodhur paraditen e se merkures, prapa hotel “Butrintit” dhe viles “Duraku”, ne nje shtese te baneses perdhese te ngritur ne zonen e sapolegalizuar prapa hotel “Turizmit” ne Sarande.

Mesohet se Boci ishte njoftuar me pare se ne banesen e tij do te shkonin disa eksperte te Zyres Permbarimore per ekzekutimin e nje vendimi qe lidhej me fqinjin e tij, Agron Xhaferi, te emigruar ne Amerike. Por ardhjen e tyre Boci e ka pritur me rebelim, duke lene te rrjedhe nje bombol gazi, e cila vetem pas disa minutash mund te ishte kthyer ne burim rreziku per jeten e tij, fqinjet, por dhe uniformat blu, qe kane mberritur ne vendngjarje per ekzekutimin e vendimit te permbaruesve.

Sa ka pare te afroheshin inspektoret e permbarimit, ai ka hapur nje bombol gazi, nga e cila eshte renduar ajri, banesa dhe ambienti perreth. Nderhyrja e personave te tjere, qe ndodheshin ne vendngjarje, ka bere qe rrjedhja e gazit te mos zgjase. Nderkohe, Forcat Speciale te ardhura nga Drejtoria e Policise Qarku Vlore dhe Forcat e Policise se Rendit te Sarandes, kane bere neutralizimin e 63-vjecarit dhe me pas e kane shoqeruar ate per ne Komisariatin e Sarandes.

Nderhyrja e tyre ka bere qe te evitohej nje tragjedi e vertete, pasi ndezja e nje shkrepeseje mund te shkaktonte nje shperthim te fuqishem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA