Nis pelegrinazhi ne Malin e Tomorit

20/08/2009 08:00

Data 19 gusht ka shenuar nisjen e pelegrinazhit drejt malit te shenjte Tomor ne Qarkun e Beratit.

Drejt teqese se Kulmakut, qe ndodhet ne malin Tomor, kane nisur te udhetojne pelegrinet e pare te kesaj feste te veeante per besimtaret bektashinj, por jo vetem, pasi vizitoret behen te gjithe pjese e festes, pavaresisht besimeve fetare qe i perkasin.

Burime prane Komunes Gjerbes ne rrethin e Skraparit, bejne me dije se prane teqese se Kulmakut gjitheka eshte gati per fillimin e kesaj feste. Komuniteti i Bektashinjve, qe prej disa ditesh mesohet se ka marre masat dhe kane hapur dyert e teqese, ku edhe do te perqendrohet gjithe vemendja e “Diteve te Tomorit”. Prane kesaj teqeje do te kryhen ritet fetare te festes dhe edo pelegrin do te falet prane saj per shendet e miresi.

Te paret qe jane vendosur ne malin e shenjte te bektashinjve kane qene barinjte e fshatrave te Skraparit dhe Korees, te cilet do te ofrojne per pelegrinet kurbanet e festes, qengjat, qe jane dhe personifikimi i kesaj feste te veeante. Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti, shmangien e aksidenteve ne rruge dhe incidentet e mundshme, burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se eshte hartuar nje plan masash qe do te zbatohet me rigorozitet. Keshtu, 100 forca policie mesohet se kane udhetuar mengjesin e sotem drejt Kulmakut.

Ata jane shperndare ne te gjithe aksion rrugor Eorovode-Kulmak, ku pritet te udhetojne mijera mjete drejt malit te shenjte. Drejtuesve te mjeteve do t’u kerkohet zbatimi i rregullave ne rruge, nderkohe qe mesohet se do te ndalohet udhetimi i mjeteve te tonazhit te rende dhe udhetimi i me shume personave se sa parashikohet ne mjete, probleme keto qe jane bere burime aksidentesh gjate viteve te kaluara. Terrenit te thyer te kesaj rruge te gjate qe pershkruajne pelegrinet i bashkohet edhe gjendja e veshtire e rruges.

Ndonese dy vjet me pare vete Kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga teqeja e Kulmakut ne viziten e tij premtoi se shume shpejt qeveria do te akordonte nje fond per ndertimin e kesaj zone, me qellim kthimin e zones ne nje resurs turistik ende asgje nuk eshte bere. Pelegrinet vazhdojne te perballen me rrugen e veshtire dhe te pashtruar qe eon nga qyteti i Eorovodes drejt teqese se Kulmakut.

Top Channel