Fier, helmohen 33 dasmore

20/08/2009 08:40

Kthehen nga dasma, perfundojne ne spital. Ky ka qene fati i 33 dasmoreve, qe pasi kane drekuar ne gezimin e mikut dhe te afermit te tyre, kane perfunduar ne shtreterit e spitalit rajonal te qytetit te Fierit.

Mendohet se shkak i intoksikimit masiv te jete bere ushqimi qe kane konsumuar ne nje lokal ne vendin e quajtur “Qafa e Koshovices”. Pas drekes, qe ka shkuar shume mire, dasmoret jane pershendetur me te zotin e shtepise dhe kane marre rrugen e kthimit per ne shtepite e tyre.

Por, rruges kane nderruar destinacion, pasi krizat e papritura ne stomak i kane detyruar te paraqiten me urgjence ne spital rreth ores 16:30 te se martes, ku kane marre ndihmen mjekesore e me pas jane larguar per ne banesat e tyre.

Fillimisht jane paraqitur per ndihme mjekesore Novruz Pasha 40 vjec, Asllan Hoxha 45 vjec dhe Bukurie Tullhau 55 vjece, por me pas fatin e tyre e kane ndjekur edhe te tjere dasmore. Sipas bluzave te bardha te repartit te urgjences ne spitalin rajonal Fier, mesohet se rastet e para jane shenuar ne regjistrin e pritjes rreth ores 16:30.

Ata jane paraqitur me te vjella dhe prerje barku, duke shfaqur shenja tipike te intoksikacionit nga ushqimet. Gjate marrjes ne pyetje prej mjekeve ata kane pohuar se sapo kishin perfunduar nje dasme qe ishte zhvilluar ne nje lokal ne Qafen e Koshovices dhe po ktheheshin per ne shtepi. Te tre personat mesohet se ishin kusherinj me njeri-tjetrin.
“Pasi jemi larguar nga darka dhe kemi qene ne dalje te qytetit te Fierit, fillimisht kemi ndjere dhimbje barku dhe me pas na nisen edhe te vjellat. Kemi dyshuar per helmim nga ushqimi dhe menjehere jemi kthyer nga rruga per ne spitalin e Fierit”, mesohet te kene thene dasmoret kur kane mberritur ne urgjence.
Bluzat e bardha kane pohuar mengjesin e djeshem se dasmoret kishin shfaqur shenja tipike te intoksikacionit nga ushqimi i perdorur. Sipas dasmoreve, dyshohet se mishi i konsumuar gjate drekes mund te kete qene burimi i te gjitha shqetesimeve qe kane ndjere.

Per mjeket, ushqimi i ruajtur ne kushte jo te pershtatshme higjieno-sanitare, apo dhe ndonje insekt qe mund te kete qendruar mbi ushqimin qe ata kane perdorur, mund te jene shkaqet e mundshme qe kane sjelle intoksikacionin e tyre. Ata pohuan per gazeten se dasmoret fatmiresisht jane paraqitur menjehere, sapo kane ndjere shqetesimet e para, qe gje ka ndihmuar ne sherimin e shpejte te tyre.

Pasi kane marre serume dhe disa injeksione, duke qendruar ne shtreterit e urgjences per rreth dy ore, ata jane larguar per ne banesat e tyre pas marrjes se ndihmes se pare. Mjeket kane pohuar se gjendja e tyre e pergjithshme shendetesore eshte normalizuar dhe ata jane plotesisht jashte cdo rreziku per shfaqjen e nderlikimeve te mundshme.

Top Channel