Ekspansioni i euros

20/08/2009 15:20

Ne Tirane dhe qendrat e medha tregtare ne qytete te tjera, nese futesh ne shume dyqane nuk te duket se je ne Shqiperi. Etiketat e cmimeve te veshjeve dhe artikujve te tjere jane vetem ne euron.

Por euromania ka pushtuar ne menyre masive edhe turizmin kete vit.

Thuajse te gjithe hotelet turistike cmimet i kane vendosur ne euro dhe pushuesit e huaj apo shqiptare qe disponojne euro pagesen e kane bere direkt ne kete monedhe, duke shmangur keshtu konvertimin e saj ne monedhen vendase.

Kjo praktike po zbeh gjithnje e me shume rolin e lekut, edhe pse ai eshte monedha zyrtare ne te cilen edhe paguhen te gjithe shqiptaret e punesuar.

Ekspertet thone se kjo jep ndikime negative direkt tek qytetaret, paga e te cileve luhatet me luhatjen e kursit te kembimit te euros.

Ne vende te tjera te rajonit, sikurse eshte Maqedonia apo edhe Kroacia, euro nuk perdoret fare ose perdoret shume rralle si monedhe per te blere artikuj.

Top Channel