Rusia nuk do t’i shese raketa Iranit?

19/08/2009 13:10

Presidenti rus Dmitri Medvedev eshte impenjuar se do te rivleresoje edhe njehere shitjen e raketave toke-ajer S-300, prodhim rus, Iranit.

“Medvedevit i kam shpjeguar se kjo histori mund te ndryshoje ekuilibrin e forcave ne rajonin tone”, eshte shprehur presidenti izraelit, Shimon Peres, i cili ndodhet per nje vizite ne Rusi.

Moska eshte e pasigurte nese do te dorezoje apo jo sistemin e ri te mbrojtjes antiajrore te teknologjise se larte, qe do te bente te veshtire bombardimin nga ana izraelite te impianteve berthamore iraniane.

Top Channel