
Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim jane prane negociatave te para zyrtare per krijimin e qeverise se re, te cilat do te kulmojne me takimin Berisha-Meta.
Takimi eshte paralajmeruar per diten e enjte, por ai mund te shtyhet edhe 24 ore, per te premten, pasi ende nuk ka nje konfirmim zyrtar nga te dy palet per kohen e sakte te zhvillimit te tij. Ndonese deri tani jane perfolur shume emrat e ministrave te rinj, takimi, te pakten zyrtarisht do te sherbeje per percaktimin e formules se qeverisjes.
E thene ndryshe, ndarja e posteve ne kabinetin e ri qeveritar. Duket se LSI do te parashtroje kerkesen per tre ministri ne qeverine e re. Vetem pas percaktimit te formules do te nise nje faze e re debatesh, ku do te diskutohet lidhur me emrat dhe dikasteret qe do te marre secila parti.
Nje post tjeter ministror do t’u shkoje republikaneve, nderkohe qe pritet te shihet qendrimi i Berishes ndaj Partise per Drejtesi dhe Integrim. Kreu i mazhorances, ne fakt duhet te ruaje edhe ekulibrat brenda Partise Demokratike, cka mund ta kushtezoje ate ne marredheniet me aleatet me te vegjel se LSI.
Top Channel