
Sulmohet ne Prishtine nje mjek nga pjesetare te Policise se Kosoves.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9 te mengjesit te sotem, kur dy pjesetare te policise kufitare kishin derguar ne repartin e dializes per trajtim mjekesor te afermin te tyre. Pas mosmarreveshjeve me doktorin Ibrahim Rrudhani, ata e sulmuan ate duke i shkaktuar plage te lehta.
Zedhenesi i policise se Kosoves, Arber Beka tha se dy policet te cilet kane kercenuar mjekun Rrudhani jane pezulluar nga puna deri ne perfundim te procedurave hetimore, ndersa ndaj tyre eshte ngritur kallezim penal per veperen penale te kanosjes.
I menjehershem ka qene reagimi i Ministrise se Shendetesise, e cila ka kerkuar nga organet e rendit qe te zbardhin kete rast dhe rastet e tjera te sulmeve ndaj bluzave te bardha.
Top Channel