
Rreth 8 mije banore te zonave informale edhe kete vere nuk e kane pasur “luksin” per t’u furnizuar me uje te pijshem.
Edhe pse disa muaj me pare u premtua se fale nje investimi keta banore do te perfshiheshin ne “qytetare” me te drejta te plota, duke perfituar ujin e pijshem, ende asnje hap nuk eshte hedhur per te nisur projektin e shtrimit te rrjetit te ujesjellesit.
Pas ankesave te shumta te rreth 8 mije banoreve te zonave informale te Fierit, drejtori i Ujesjellesit ne Fier, Agim Plepi, i cili ka premtuar disa muaj me pare, qe ne kete sezon veror do te furnizohen me uje te pijshem 1 500 banore te zonave informale, u eshte pergjigjur se “qeveria shqiptare nuk ka akorduar fonde per zbatimin e projektit per te futur ne zonat e furnizimit te rrjetit te qytetit edhe zonat informale”.
Ky rrjet kapte vleren e 300 mije eurove.
“Ne qytetin e Fierit ne kemi percaktuar zonat informale ne muajin nentor te vitit te kaluar. Por ne nuk na jane akorduar fondet per rreth 1500 familjet e ketyre zonave. Kjo jo per shkaqet tona, por per shkak te mosakordimit te 300 mije eurove, te cilat do te benin te mundur furnizimin me uje te pijshem edhe te 8 zonave inforamale te qytetit te Fierit”, sqaroi drejtori i Ujesjellesit.
Sipas Plepit, Ujesjellesi po pret qe qeveria shqiptare te beje te mundur zbatimin e projektit te Ndermarrjes se Ujesjellesit, e cila do te sjelle furnizimin e plote te qytetit te Fierit me uje te pijshem edhe ne zonat informale.
“Do te jete nje zbatim i projektit te qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore qe do te beje te mundur zbatimin e tij”, perfundoi Plepi.
Top Channel