
Kryeministri Sali Berisha do te reduktoje shpenzimet e deputeteve dhe zyrtareve te larte duke u hequr makinat dhe shoferet, ne kembim te bonusve per transportin.
Ne mbledhjen e radhes te qeverise, Berisha e quajti kete nje vendim te drejte per t’i kursyer taksapaguesve shqiptare shpenzime qe kapin shuma te konsiderueshme. “Cdo shofer me automjet u kushton taksapaguesve 19 mije dollare. Kjo merr fund. Duke theksuar kete, qeveria eshte e vendosur per te njohur bonusin e transportit zyrtar. Ligjin do ta cojme me shpejtesi ne parlament”, theksoi kreu i qeverise.
Ne kulmin e sezonit turistik, kryeministri paralajmeroi edhe marresit ne perdorim te zonave bregdetare, qe sipas tij po shkelin hapur kontraten qe kane me shtetin. “Fshatrat turistike nuk kane qene dhe nuk jane ne pronesi te zhvillueseve, ato jane prona te shtetit shqiptar. Ata i kane marre dhe i kane shitur. E tera kjo eshte ne kundershtim me kontraten qe kane me shtetin”, nenvizoi Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise.
Top Channel