Pergjigje negative ka dhene Athina zyrtare ndaj paketes se fundit me propozimet e ndryshuara te negociatorit Methiu Nimic per ceshtjen e emrit te Maqedonise.

Qeveria greke ka perseritur qendrimin e saj strikt per nje emer me percaktim gjeografik i cili do te perdoret nga te gjitha shtetet anetare te OKB-se.

Pergjigjja greke i eshte dhene zotit Nimic nga perfaqesuesi i Greqise ne Nju Jork per bisedimet dypaleshe, i cili ka thekesuar se Athina nuk pranon emrin Republika e Maqedonise Veriore vetem per perdorim midis dy shteteve.

Ndersa nga ana e Nimic eshte deklaruar se pasi ka marre pergjigjen e propozimeve te tij ne korrik nga pala greke do te takoje diten e enjte ne Nju Jork perfaqesuesin e Maqedonise per te biseduar mbi pozicionimin e qeverise se tij.

Nderkohe kryetari i parlamentit grek Dhimitris Siufas, u ka derguar homologeve te tij te shteteve anetare te BE-se dhe te NATO-s nje leter me ana te se ciles i informon se Athina eshte e prere ne qendrimin e saj ne pranimin e nje emri sinteze me percaktim gjeografik per perdorim nga te gjithe.

Top Channel