
Te dhenat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojne se situata financiare e buxhetit te shtetit po vazhdon te perkeqesohet, per shkak te tkurrjes se te ardhurave nga taksat. Sipas te dhenave, per 7 muajt e pare te vitit qeveria ka mbledhur nga taksat 130 milione dollare me pak nga sa kishte parashikuar ne buxhet.
Gropen me te madhe e krijon akciza, taksa qe i ngarkohet mallrave te forte me rrezikun me te larte per kontrabande si karburantet, cigaret apo dhe pijet alkolike.
Te ardhurat e grumbulluara nga akciza deri ne fund te korrikut jane 23 perqind me pak se plani, me nje deficit prej 56 milione dollaresh.
Por buxheti ka mbledhur me pak para edhe nga tatimi mbi vleren e shtuar, taksa e cila sherben si nje tregues i drejteperdrejt i nivelit te konsumit ne ekonomi.
Te ardhurat nga tvsh kane qene 35 milione dollare me pak nga parashikimi. Krahasuar mer vitin e kaluar te ardhurat nga tvsh jane rritur me vetem 3.3 perqind dhe po te zhvishen nga efekti i inflacionit rritja eshte vetem 1 perqind, me e uleta historikisht.
Por edhe pse te ardhurat jane qartesisht ne renie, qeveria ka vazhduar politiken e shpenzimeve te larta.
Te dhenat tregojne se rritja e shpenzimeve nuk eshte e lidhur vetem me investimet publike, por edhe me mbajtjen e administrates.
Sipas te dhenave, investimet per 7 mujorin ishin 7 perqind me shume se plani, me nje tejkalim prej rreth 40 milione dollare.
Ndersa shpenzimet per personelin, ku perfshihen pagat e administrates dhe kontributet qe qeveria paguan per sigurimet e tyre ishin 10.11 perqind me shume se plani ose rreth 35 milione dollare me shume.
Tkurrja e te ardhurave dhe shpenzimet e larta kane sjell thellimin e metejshem te deficitit buxhetor, i cili ne korrik arriti 40 miliarde leke ose 22 perqind me shume nga plani i miratuar nga parlamenti.
Top Channel