
Sinodi i Shenjte i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise shpreh shqetesimin e tij per projektligjin e legalizimit te martesave brenda se njejtes gjini, i cili do te paraqitet nga qeveria per miratim ne Kuvendin e Shqiperise.
Nepermjet nje deklarate per shtyp, Kisha Ortodokse shpreh hapur kundershtine e saj ndaj ketij projektligji dhe i ben thirrje institucioneve qe te tregojne pergjegjeshmeri ne lidhje me te ardhmen e familjes dhe shoqerise shqiptare.
Ne deklarate thuhet se martesen e institucionalizoi Shkrimi i Shenjte dhe rendesine e shenjterine e saj, e theksoi kisha per 20 shekuj me radhe. “Ajo perben themelin e shoqerise dhe te rendit njerezor. Sa here jane bere eksperimente duke krijuar ligje ne kundershtim me ligjet e perendise ato kane cuar ne katastrofa te medha njerezore dhe shoqerore”, thuhet ne deklarate.
Top Channel