Policia e Kosoves ka arrestuar disa serbe dhe shqiptare te dyshuar per krim te organizuar.

Rreth ores 20:30 ne qytetin e Vushtrrise policia ka prangosur te dyshuarit per kontrabande te stolive te arit. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tha se pas me shume se nje muaj hetime policia ka kapur ne flagrance duke shkembyer stoli ari ne nje hotel te qytetit te Vushtrrise 7 persona, ne mesin e tyre tre shtetas serbie, nje boshnjak si dhe kater shqiptare me origjine nga Prizreni e Prishtina.

Policia dyshon se kesaj radhe kemi te bejme me nje rrjet me te zgjeruar kriminal. Kjo per shkak te konstatimit se stolite dhe sendet e konfiskuara nuk jane vjedhur ne Kosove. Zedhenesi Beka nuk e perjashtoi mundesine e bashkepunimit rreth procesit hetimor me shtetet e rajonit  nepermjet zyrave nderlidhese te Interpolit dhe Europolit.

Top Channel