
Krahas objekteve te ndryshme te kultit te besimit ortodoks te ndertuara 18 vitet e fundit ne jug te vendit, i shtohet edhe kisha e Shen Thomait ne Tepelene. Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Anastas Janullatos, ka bekuar ceremonine peruruese te kesaj kishe ne qytetin e Tepelenes.
Ajo eshte e para e ketij lloji e ndertuar ne qytet qysh prej kohes se perendimit te sundimit te Ali Pashe Tepelenes.
Nje fond prej 300 mije eurosh te akorduara nga Kisha Autoqefale e Shqiperise nen mbeshtetjen e donacioneve te ndryshme, ka bere te mundur ngritjen e objektit te kultit ortodoks ne qender te Tepelenes, disa metra larg kalase se ndertuar nga Ali Pashai.
Para mjaft njerezve, te cilet nuk e fshehen kuriozitetin per te qene ne kete ceremoni, kreu i Kishes Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, ka thene se Tepelena shquhet per histori dhe krahas pallateve te bukura te ketij qyteti te mrekullueshem ku bukuria do bukurine, sot fale Zotit dhe respektin qe duhet te kete per njeriun, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, i dhuroi kete obkjekt kulti te mrekullueshem ketij qyteti me tradita.
Janullatos ka vazhduar me tej duke thene se krahas mrekullive te shumta qe ka ky qytet, i mungonte edhe kisha e re e pagezuar me emrin e Shen Thomait.
“Harmonia mes feve ne Shqiperi eshte e shkelqyer dhe besoj se kjo dhurate e kishes do te ndihmoje besimtaret ortodokse per te kryer liturgjite e tyre ne datat e shenuara”, u shpreh Kryepeshkopi Anastasios Janullatos.
Punimet per ndertimin e kishes ne Tepelene filluan ne fund te vitit 2006 fill pas sigurimit te lejes nga keshilli bashkiak i atehershem. Objekti ne fjale eshte tipik i stilit bizantin me gure dekorativ.
Gati 90% e banoreve te qytetit te Tepelenes i perket besimit mysliman. Kjo eshte kisha e dyte e ndertuar gjate viteve te fundit ne rrethin e Tepelenes pas ndertimit te nje tjetre ne qytetin Memaliaj, pese vjet me pare.
Top Channel