Vuçiç bisedon me Zelenskyn për agjendën ndërkombëtare, zbulon detaje nga diskutimet
Grupe tifozesh vandale, ndersa shkonin per te ndjekur nje ndeshje futbolli, sulmojne banoret shqiptare ne nje lagje te Shkupit.
Ngjarja ka ndodhur diten e diele ne lagjen “Nerez” te Shkupit ku tifozet e skuadres se Vardarit kane sulmuar shqiptaret pasi kane ndjekur ndeshjen ne stadium. Ata kane dhunuar edhe shtepite e shqiptareve, ndersa 7 vete u plagosen nga kjo ngjarje.
Shqiptaret deklarojne se sulmi ka qene i paramenduar pasi ata ishin pajisur me pare me shufra hekuri e sende te tjera dhe sulmi ka ndodhur ne prani te policise. “Djalin e madh e rrahen me nje hekur nga koka”, shprehet nje prej banoreve shqiptare, ndersa nje tjeter shton: “400-500 vete erdhen me shishe dhe me shufra hekuri ne dore. Kur erdhi policia atehere hyne ne shtepira dhe sulmuan”.
Kete ngjarje e kane denuar partite politike shqiptare dhe sektori civil ne Shkup.
Top Channel