Kodheli: Arka e shtetit eshte boshatisur

17/08/2009 17:50

Partia Socialiste ka sulmuar sot Ministrine e Financave per ate qe e ka quajtur krize te thelle ekonomike.

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka kerkuar ministrit Bode te shpjegoje se perse po zhvleftesohet monedha vendase dhe pse u boshatis arka e shtetit me shpenzimet elektorale. “I kerkojme ministrit te na pergjigjet pse nuk i paguan qeveria firmat e ndertimit prej muajsh. Pse po zhvlerezohet leku per here te pare ne gjate 18 viteve ne periudhen kulmore te ardhjes se emigramnnteve dhe turisteve”, thekson Kodheli.

Ne vijim, ajo nuk ka ngurruar te sulmoje as LSI-ne. “Nje gje eshte e sigurt. Pushteti i korruptuar dhe korruptues qe me votat e vjedhura te 28 qershorit, do t’i jape jete se shpejti qeverise se fundit te nje politike te vjeter, po e zhyt Shqiperine drejt nje krize te jashtezakonshme vetem per hir te interesave dhe perfitimeve te nje grupi njerezish, te cilet per hir te pushtetit jane gati te bejne edhe martesa si ajo e Berishes me Meten”, perfundon deputetja sociasliste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA