Gara per PS-ne, Malaj dhe Rama konfirmojne kandidaturat

17/08/2009 15:10

Ne prag te kongresit te jashtezakonshem te Partise Socialiste, deputeti Arben Malaj ka zyrtarizuar kandidimin e tij per postin e kryetarit.

Ne nje interviste per BBC, Malaj ka deklaruar se garen do ta mbeshtese ne tre elemente; perkushtimin per nje pune pa kufij per t’i kthyer PS-se gjithe energjine ne kete ballafaqim politik, e dyta ne institucionin e mirenjohjes per cdo socialist dhe cdo mbeshtetes,  dhe e treta ne fleksibilitetin qe duhet te kete PS perballe koalicioneve dhe kompromiseve e aleancave, si kusht per te zgjeruar mbeshtetjen e saj publike si parakusht per te qene fituese ne zgjedhjet e ardhshme.

Malaj ne intervisten e tij per BBC ka theksuar gjithashtu se edhe ne rast rrezimi te platformes se tij, kontributin do te vazhdoje ta jape brenda socialisteve, duke hedhur poshte cdo mundesi ndarjeje te partise me te madhe te opozites.

Nderkohe kreu ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ne nje interviste per gazeten Shekulli ka sqaruar arsyet e rikandidimit te tij. Rama e ka quajtur normal dhe te natyrshem debatin aktual ne PS si tregues i demokracise se brendshme ne kete force politike.

Persa i perket paketave te ndryshimeve te propozuara nga deputetet Malaj e Blushi, Rama eshte shprehur se nuk e sheh te arsyeshme ngritjen e nje platforme thjesht per te mbledhur firma delegatesh ne kongres, te cilat sic thote Rama i pozicionojne ata kunder njeri-tjetrit, jo per hir te ndonje debati real per reformen statuore por vetem per hesap te njeri-tjetrit.

Rama ka ravijezuar faktin se nuk quan kundershtare asnje nga hartuesit apo mbeshtetersit e platformave , pavaresisht se sipas tij gabojne ne gjykimin e dickaje shume me te madhe sesa karrigja e kryetarit.

“Keto zgjedhje nxorren nje rezultat te tille pas deformimit te vullnetit te popullit nga nje pushtet i korruptuar i mbeshtetur ne makinacione te ulet”, thekson ai. Kreu ne detyre i Partise Socialiste ne intervisten per Shekullin, duke e quajtur liderin e LSI-se Ilir Meta si trafikuesin e 83 mije zemrave qe kerkonin largimin e Berishes, theksoi se kjo dyshe sebashku me Fatos Nanon jane bashkuar per te kontribuar ne plackitjen dhe rrenimin e vendit.

Top Channel