
Dy dite pas denoncimit te qytetarve per skandalin me dosjet ne zyrat e punesimit ne Lac, Krimi Ekonomik ka bllokuar punen ne kete zyre.
Punonjes te Zyres se Krimit Ekonomik kane mberritur ne qytetin e Lacit ku kane marre te gjitha dosjet per te verifikuar dhe per te hetuar me detaje mbi abuzimin qe eshte bere me fondet publike nga ish punonjes te zyres se punes. Nderkohe edhe Ministria e Punes ka nisur prej mese nje jave auditin e brendshem ne Zyren e Punesimit Lac, inspektoret e te cilit kane konstatuar shkelje te renda te ish punonjesve te tyre.
Qytetare laciane rezultojne te jene trajtuar me dy pagesa nga zyrat shteterore; edhe me pagese ndihme sociale por edhe pagese leje lindjeje njekohesisht . Kane qene vete qytetaret te cilet kane denoncuar ne Top Channel abuzimin e ish punonjesve te zyres se punes, te cilet mendohet t’i kene perfituar ata parate te cilat ishin ngarkuar ne emer te qytetareve.
Javen e ardhshme pirtet te dalin ne drite emrat e dy ish punonjesve qe kane tentuar te vjedhin ne kete menyre. Nje dite me pare zedhenesja e Ministrise se Punes, Alma Lahe deklaroi se pervec ndjekje penale personat qe kane abuzuar, do te detyrohen te kthejne ne arken e shtetit cdo qindarka te vjedhur.
Top Channel