Durres, festohet Nata e Bardhe ne bregdet

16/08/2009 08:45

Argetim, atmosfere festive dhe tinguj muzikore pafund ne Naten e Bardhe qe u organizua ne sheshet kryesore te qytetit bregdetar te Durresit.

Pushues e qytetare durrsake e kane zbardhur naten mes se premtes dhe te shtunes neper sheshe e lokale, ndersa trafiku ka ofruar kaos per drejtuesit e automjeteve dhe inspektoret e policise rrugore.

Nata e Bardhe ne Durres ka angazhuar pushuesit dhe qytetaret te ndjekin koncertet dhe aktivitete te tjera argetuese e muzikore, te organizuara ne kuader te kesaj dite nga bashkia.

Aktivitetet kane nisur qe ne oren 20:00 per te vazhduar deri ne te gdhire te se shtunes ne disa nga pikat kryesore te qytetit.

Ne sheshin para pallatit te kultures “Aleksander Moisiu” u organizua nje koncert me kengetare te njohur te skenes shqiptare dhe asaj kosovare, qe u cel nga Gerta Heta dhe “Produkt 28”.

Nderkaq, ne sheshe te tjera te rendesishme te qytetit, kryesisht buze detit, u organizuan shfaqje te tjera me numra cirku, muzike, spektakel dhe DJ. E vecanta e kesaj nate ishte shfaqja muzikore ne bordin e nje anijeje te ankoruar ne Portin Detar te Durresit.

Trupa me artiste nga vende te ndryshme te botes “Caravan Stage” percolli argetim, art dhe mesazhe per nje bote me te mire.

Nen shoqerine e nje ushqimi te pasur, krikllave te birres dhe te njeri-tjetrit kane qene te shumte ata qe priten agimin nen atmosferen e kesaj nate festive ne bregdet, e cila organizohet per here te dyte ne Durres, me synimin per t’u kthyer ne nje tradite.

Top Channel