AH1N1, urgjencat mbipopullohen nga frika

16/08/2009 08:25

Shume qytetare, te trembur nga informacionet e marra mbi gripin e derrit, u drejtohen menjehere urgjencave per cdo rast viroze te familjareve te tyre.

Nderkohe qe, sipas mjekeve, kjo rezulton te jete nje alarm i kote, pasi situata e virusit AH1N1 ne vendin tone aktualisht paraqitet e qete dhe pa raste te reja te konfirmuara.

Ne urgjencen e Tiranes numri i te semureve qe paraqiten per te kryer ekzaminimet nga frika e gripit te derrit eshte shume i larte, por deri tani, thone mjeket, shqetesimi ka rezultuar i kote.

Fatmiresisht asnje rast i ri nuk eshte shenuar si i prekur nga ky grip pandemik. Por mjeket vazhdojne te keshillojne qe nje nder masat kryesore qe duhen marre kundrejt ketij virusi eshte higjiena, si edhe shmangia e kontakteve me persona qe kthehen nga udhetimet jashte vendit, ne ato shtete ku ky virus ka prekur popullsine ne mase.

Ndersa shtojne se situata virale e ketij sezoni nuk ndryshon shume nga ajo e nje viti me pare.

Nga ana tjeter, nje apel i rendesishem vjen per grate shtatzena, te cilat duket se jane edhe me te rrezikuarat nga virusi i gripit te derrit.

Kjo, per shkak se ato mund te perjetojne shenja klinike me te renda te kesaj semundje nese infektohen, krahasuar me individe te tjere.

Gjithashtu, shqetesim perbejne edhe efektet anesore qe mund te shkaktoje semundja ne organizmin e grave shtatzena, te fetusit te tyre, por edhe nga perdorimi i tamifluse, mjekim ky qe ka rezultuar si mjaft i suksesshem ne shkaterrimin e AH1N1.

Top Channel