Perdhunon te mituren, arrestohet 25-vjecari

15/08/2009 08:45

E merr per nje vizite dhe e perdhunon ne shtepine e te vellait. Nje 25-vjeçar me origjine nga Dibra dhe banim ne Shkozet te Durresit eshte arrestuar ne flagrance pas kallezimit penal per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me nje te mitur.

Burime zyrtare te Policise se Durresit bene te ditur se ne oren 22.00 te se enjtes u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Astrit Cemenja, 25 vjeç, pasi paraditen e kesaj dite, ne Komisariatin e Policise Durres ndaj tij eshte bere kallezim penal se ne mbremjen e dates 12 gusht ka perdhunuar 16-vjeçaren L. C. me banim ne rrethin e Krujes.

Perdhunimi eshte kryer ne nje banese ne lagjen numer 14, ne zonen e Shkozetit ne Durres, qe rezulton te jete shtepia e te vellait. Burimet thane se po punohet per sqarimin e rrethanave ne te cilat ka ndodhur ngjarja, ndersa hetimet e metejshme do te drejtohen nga Prokuroria e Durresit.

Top Channel