Mot i mire 15-diteshin e dyte te gushtit

15/08/2009 14:35

Qytetaret qe kane zgjedhur 15 diteshin e dyte te gushtit per te pushuar do t’i shoqeroje nje mot i mire, i kthjellet dhe i nxehte gjate ketyre diteve.

Te pakten per javen qe vjen duke filluar nga dita e sotme, meteorologet kane parashikuar nje rritje prej 2-3 grade celcius dhe ditet e kesaj jave i konsiderojne te nxehta kryesisht ne mesdite.

Temperaturat pritet te shkojne deri 36- 37 grade celcius. Sipas tyre nje mase ajrore e nxehte qe vjen nga veriu i kontinentit afrikan ka prekur territorin e vendit tone cka do te rrise temperaturat ne ditet ne vazhdim.

Meteorologet parashikojne qe ne zonat malore moti te shoqerohet me vranesira dhe ndonje reshje lokale por pa prekur zonat bregdetare.Gjate dites se sotme temperaturat u regjistruan mesatarisht 33- 34 grade celcius.

Top Channel