Kapshtice, radhe te gjata ne kufi
15/08/2009 19:55
Radhe te gjata u krijuan sot ne piken kufitare te Kapshtices ku mijera emigrante jane duke hyre dhe duke dale nga vendi per pushimet verore.
Bllokimi ka ndodhur ne anen greke te kufirit duke krijuar ngadalesim ne kryerjen e procedurave. Sipas te dhenave, numri i atyre qe dalin nga vendi pasi kane perfunduar pushimet e pjeses se pare te gushtit, eshte shume here me i madh se ai i personave qe hyjne ne vend.
Autoritetet shqiptare kane punuar me shpejtesi dhe me numer te shtuar, ndersa ne palen greke ka kontrolle te detajuara, cka ben qe te shtohen radhet.
Top Channel