Edgar Cani tek Empoli

15/08/2009 09:00

Keto duket se jane oret decizive per transferimin e Edgar Canit tek Empoli. Talenti shqiptaro-italian, vazhdon te stervitet me Palermon, por per shkak te konkurrences se madhe te sicilianet, ai do te huazohet ne klubin e Serise B italiane.

Edhe pse ka bere paraqitje mjaft te mira gjate fazes pergatitore nen urdhrat e Zenges, pas perfundimit te huazimit tek Askoli (5 gola ne 20 ndeshje), 20-vjeçari do te dergohet serish larg zirozeve per t’u aktivizuar rregullisht dhe fituar eksperience.

“Cani eshte nje lojtar qe na intereson dhe kemi arritur akordin parimor me Palermon”, deklaroi presidenti i Empolit, Fabricio Korsi. “Megjithate, me pare duhet te shesim disa futbolliste nga kontingjenti aktual. Sapo kjo te ndodhe, sulmuesi do te afrohet ne ekipin tone per sezonin e ri”.

Top Channel