
Situata me e fundit e sigurise ne vend ka implikuar edhe politiken. Partia Socialiste ka akuzuar mese njehere qeverine per paaftesi. Te premten, zedhenesja Armela Imeraj, renien ne detyre te kater policeve e cilesoi nje plage te hapur ne trupin e shtetit.
“Sot kur eshte ende e hapur plaga mbi trupin e shtetit, PS ringre me force ceshtjen e bashkepunimit te ketij pushteti te korruptuar me krimin per te rimarre me force ne 28 qershor te drejten per te sunduar, jo vetem mbi vendin, por edhe mbi ligjin”, tha Imeraj.
Ne mbeshtetje te kesaj deklarate Partia Socialiste tha se disponon fakte per lirimin nga burgu te shume te denuarve, qe u vune ne dispozicion te Partise Demokratike gjate fushates.
“Jashte cdo kriteri ligjor e pergjegjesie mendore pushteti i Sali Berishes ka leshuar me leje te paligjshme nga burgjet per fushate ne favor te pushtetit, nje numer te konsiderueshem vrasesish, trafikantesh e grabitesish, te cilet kane shoqeruar ministra dhe kane ushtruar terror psikologjik ne zonat e influences se tyre mafioze. Ne kemi te gjithe vullnetin qe te kerkojme me force nxjerrjen para ligjit te lejedhenesve”, theksoi zedhenesja e PS-se.
Nderkohe nga selia blu kunderpergjigjja ishte e menjehershme dhe shenjestronte direkt liderin socialist, Edi Rama.
“Ky bastard i nomenklatures hoxhiste i lejoi vetes te shpalle te renet ne krye te detyres si viktimat e korrupsionit dhe jo te rene nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe qe nga dita e premte deri me sot cdo dite nxjerr ne konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete qe mund t’i krijoje vetem mendja e tij. Edi Rama me qendrimet e tij nuk ben gje tjeter vetem vecse perpiqet te lehtesoje vepren kriminale dhe aktin terrorist te Dritan Dajtit”, tha zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli.
Sipas saj, qendrimi i qeverise ka qene dhe do te mbetet “zero tolerance” ndaj krimit te organizuar.
Top Channel