Piquet: Briatore eshte nje injorant

14/08/2009 15:45

I perjashtuari nga skuderia Renault, Nelsingo Piquet ka shfryre gjithe mllefin qe ndaj drejtuesit te skuadres, Flavio Briatore.

“Di gjithcka qe ka lidhje me Formula 1 dhe Fravio Briatore eshte nje injorant”, shprehet braziliani ne nje interviste dhene per revisten “Autosport”. Ne vijim ai thekson se Briatore nuk e ka idene se si mund te drejtohet nje skuader e Formula 1.

“Nuk me kushtonte aspak rendesi dhe nuk kuptonte asgje nga ajo cfare i nevojitej nje skuderie”, shton Piquet, duke bere nje krahasim, “Ishte si te degjoje motren time te fliste per makinat”.

Por braziliani nuk ndalet me kaq, pasi ai e sheh Briatoren te lidhur ngushte me kreret e Formula 1. “Gjithe bota e di se ai ka nje ego te madhe por nje skuderi mund te funksionoje edhe pa te. Cilesite e vetme pozitive qe ka jane miqesia me Bernie Ecclestone dhe kreret e larte te FIA-s”, perfundon Piquet.

Top Channel