
Dy persona gjeten vdekjen dhe nje tjeter u plagos rende ne nje aksident tragjik dje ne mbremje ne aksin rrugor Lezhe- Shkoder. (UPDATE)
Fatkeqesia ndodhi ne vendin e quajtur kyqezimi i Gjadrit, kur nje kamion me targa te Shkodres 82 56 D, u perplas me nje autoveture BMW me targa te huaja.
Makinat u shkaterruan pothuajse plotesisht nga perplasja e forte.
Policia i tha korrespondentes sone ne Lezhe, Olta Pajo, se dy viktimat ne makinen BMW u identifikuan nga familjaret e tyre.
Ata jane Edmond Smaci 26 vjec nga Durresi, i cili edhe drejtonte makinen dhe Nikoll Nikolli nga Rubiku qe ndodhej ne vendin e pasagjerit.
Policia beri te ditur se nje nga shkaqet e aksidentit ishte shpejtesia e larte, ndersa konkluzionet perfundimtare pritet te dalin pas mbarimit te ekspertizes se plote te aksidentit.
Nderkaq u ndalua shoferi i kamionit, deshmite e te cilit do te zbardhin disa nga arsyet e aksidentit.
Top Channel