Zhbllokohen patentat, gati shperndarja per kursantet

12/08/2009 08:10

Lejet e drejtimit per automjetet do te nisin shume shpejt te shperndahen.

Pas dy muajsh bllokimi, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor (DPSHTRR) deklaron se eshte siguruar materiali i nevojshem per mbulimin e kerkeses se patentave. Sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar, mungesa e kartonit erdhi per shkak te procedurave ne tender, qe me se shumti konsiderohen teknike.

Para hyrjes ne fuqi te ligjit te ri per lejet e drejtimit, ka pasur nje fluks kerkesash te individeve per te marre patente, me synim shmangien e kritereve te forta. “Kemi siguruar rreth 50 mije kartone per patentat. Mbetet verifikimi teknik i tyre. Shume shpejt, brenda javes do t’i jepet zgjidhje”, thote per “Shqip” nendrejtori i Sherbimit te Transportit Rrugor.
Cdo vit, DPSHTRR-ja blen mesatarisht 100 mije cope patenta dhe tenderi zhvillohet ne muajt e pare, per te shmangur radhet e gjata per pajisjen me to. Ashtu si vitin e kaluar, edhe kete here u perserit problemi i mungeses se patentes. Shkak eshte bere tenderi, zhvillimi i te cilit kerkon prezencen e nje numri te caktuar shoqerish.
Per blerjen e kartonit te patentes, qeveria shpenzon 10 mije leke per cdo cope. Ajo cfare i kushton kursantit eshte sherbimi qe perfiton nga autoshkolla per mesimin e teorise dhe praktikes, qe mesatarisht arrin ne 40 mije leke.

Vlefshmeria e patentes varion nga mosha e drejtuesit te automjetit. Keshtu, jane te vlefshme per 10 vjet, patentat e dhena per drejtuesit e moshes deri ne 50 vjec, te vlefshme 5 vjet, mbi 50 deri ne 60 vjec, dhe 3 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar mbi moshen 60 vjec.

Top Channel